Disa anëtarë të komandos që shkaktoi masakrën në xhaminë Bir al-Abed, në gadishullin Sinai, janë bombarduar nga aviacioni egjiptian.
Siç bën të ditur agjencia Reuters, aksioni është ndërmarrë si përgjigje për vrasjen e 305 personave në perëndim të qytetit të Arishdit.
Një zëdhënës i ushtrisë së Kajros bëri të ditur se në “Sinai janë bombarduar disa baza të terroristëve dhe disa mjete motorike ushtarake të ISIS”.
Në Egjipt janë rritur masat e sigurisë dhe ushtria e policia është prezente në të gjitha vendet e kultit, kinema, teatro, ambasada, departamentet e sigurisë.
Siç bën të ditur La Repubblika, anëtarët e komandos së bombarduar nga ushtria egjiptiane valëviste flamurin e ISIS-it. /tesheshi.com/