Kryeministri Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK në Gjilan, ku tha se ushtria e kosovare është gati për të marrë përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha.
“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saja duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra edhe më të mëdha. Ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje dhe armatim, ashtu edhe në kushtet e shërbimit”.
Nga ana tjetër, shefi i qeverisë kërkoi që FSK të përgatitet për sfidën e radhës. “Sfida e radhës ‘Defender Europe 2023’ do t’ju gjejë, edhe më mirë, edhe më të përgatitur. Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni se Ushtria e Kosovës është ushtri e trajnuar dhe disiplinuar mirë dhe e sukseseve”. /tesheshi.com/