Ushtarët grekë që u vranë në territorin shqiptar, ishin çlirues apo pushtues?
Këtë pyetje ka ngritur diplomati Abdi Baleta duke komentuar cështjen e varrezave greke, rishfaqur së fundi nga një vendim qeveritar për t’ja plotësuar si kërkesë Athinës.
Baleta tha se ata ushtarë, referuar dhe pohimeve të vetë autoriteve greke, u futën në territorin shqiptar për të çliruar Vorio – Epirin.
Ndryshe, tha Baleta, luftën me italianët, ku dhe u vranë, nuk kishin pse ta bënin në territorin shqiptar.
Ai nuk tha se ata ishin pushtues, por duke evidentuar faktin se po hyrjen në Shqipëri e përligjnin me çlirimin e Vorio – Epirit, la ta kuptuar se ata edhe si të tillë mund të trajtohen. /tesheshi.com/