Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ushtarët grekë në tokën shqiptare: si quheshin dhe a i lyenin vërtet buzët me të kuq?

by te Sheshi
24/01/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Ushtarët grekë në tokën shqiptare: si quheshin dhe a i lyenin vërtet buzët me të kuq?

Nga Ermir Hoxha

Tashmë që temë dite është dhe çështja e zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve greke në tokën shqiptare, përgjatë luftës italo-greke, kujtojmë se shumë pak informacion kemi mbi atë luftë, detajet, të veçantat, ndonjë personazh, si dhe kontekstin. Fjala vjen, historiografia shqiptare pothuajse nuk është marrë fare me atë që përflitet nga disa zëra, se ata ushtarë ishin njëherësh dhe shkelës të integritetit territorial, a thënë më rëndë, pushtues. Javë më parë, ishte Abdi Baleta ai që tha ushtria greke hyri në territorin shqiptar duke pretenduar se kishte hyrë në Vorio-Epir, me synimin pra për ta mbrojtur këtë të fundit nga pushtimi italian.

Thuhet se nga dy palët, si ajo greke e si ajo shqiptarë, sa i përket historiografisë, ka patur një pakt të heshtur për të mos e ngacmuar si zhvillim. Me të lidhet dhe vrasja e Daut Hoxhës, një figure emblematike që ngërthente afërsinë por dhe problemet mes dy fqinjëve.

E ndërsa historiografia pra nuk na ofron qoftë dhe një kapitull raportues, gjen ca pak lëndë në memuaristikë mbi çfarë ndodhi në tokën shqiptare. Janë kujtimet e Xhiani Granxotos, ish-ushtar italian, i cili në librin e tij “Vjosa ime e dashur”, rrëfen mbi ditët e netët e luftës me grekët, të vendosur në Tepelenë, Dragot, Lekdush e Golik. Prej tij mësojmë përshembull se ushtarët grekë quheshin “evzonë”.

“Kemi zënë një rob. I ndodhi togerit Biondi. Natyrisht, toger Biondit, trimoshit. Por nuk ndodhi as nga guximi e as nga aftësia. Vetëm një e qëlluar fati, rastësisht. Biondi ishte jashtë, në patrullim, në zonën asnjëanëse. Dëborë, ftohtë prej qeni, qetësi. Në një çast ndihet një çukërmim, zhurmë e thundrave të një mushke dhe e fërkuara e këpucëve në borë. “Kush kalon atje?”, foli rreshteri i patrullës. Zhurmat pushuan menjëherë. Togeri përsëriti pyetjen në mënyrën më të thatë dhe urdhërore: “Kush kalon atje?”

Nga errësira dolën përpara hije. Ushtarët drejtuan pushkët gati për të qëlluar. Një burrë i vogël me fytyrë të trembur, duart lart, me kapistallin e mushkës të futur në kyçin e dorës së djathtë, u paraqit mëdyshës para patrullës së Biondit me kafshën që e ndiqte nga pas. Vetëm ata të dy: përcjellësi dhe mushka. Uniforma e burrit ishte me ngjyrë të dheut, ngjyra e ushtarëve grekë. Një armik. U dorëzua menjëherë. Kushedi se ku po e çonte mushkën, kishte humbur rrugën, kishte gabuar drejtim.

I burgosuri u vendos në një çadër dhe ruhej me roje të armatosura. Sot në mëngjes koloneli, porsa u njoftua, deshi ta shikonte. U proçedua në një marrje në pyetje të vërtetë, me shumë fjalë. Koloneli i dinte prej fletëve tona të matrikullit se unë isha i diplomuar në letërsi. Më pyeti nëse dija greqisht. “Atë antiken”, iu përgjigja. Sipas mendimit të tij greqishtja modern nuk ndryshonte shumë nga ajo e Aristotelit. Kështu u thirra si përkthyes. Filluam me emrin, mbiemrin, regjimentin. Ushtari quhej Dhimitër Spiros, i regjimentit nr.39 të evzonëve”, shkruan diku në libër Granxoto.

Dhe diku më tutje, has një detaj mbi evzonët, dalë nga komunikimi mes vetë italianëve.

“Altieri na informon se qysh dje kemi përkarshi nesh regjimentin 39 të evzonëve. Unë për evzonët dija vetëm se ishin ushtarë të veshur me funde të shkurtëra të bardha, me pala. Dikush më pat thënë se i lyenin buzët me të kuq. Altieri na paralajmëroi që të mos u besonim këtyre përrallave. “Janë ushtarë të zotë, më të mirët e ushtrisë greke. Luftojnë deri në vdekje”.

Këto e ca të tjera shkruan Granxoto për atë luftë ku i ra fati të ishte, në tokën shqiptare, ku më shumë se me grekët merret pikërisht me fatin e tij e të të tjerëve si ai, gjendur në jug të Shqipërisë. /tesheshi.com/     

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Rama zbulon projektin e radhës në Facebook: terminali i autobuzëve në Farkë

Rama zbulon projektin e radhës në Facebook: terminali i autobuzëve në Farkë

Edhe një arsye më shumë pse bëni mirë të lani dhëmbët gjatë shtatzënisë

Edhe një arsye më shumë pse bëni mirë të lani dhëmbët gjatë shtatzënisë

Shtatë vjet pas revolucionit në Tunizi: nuk ka ende Drejtësi për viktimat

Shtatë vjet pas revolucionit në Tunizi: nuk ka ende Drejtësi për viktimat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni