Një nga “sfidat” më të mëdha që kemi çdo mëngjes është të ngriturit herët në mëngjes. Shumë persona e kanë të vështirë të ngrihen herët në mëngjes, ndërsa për disa të tjerë ngritja në mëngjes herët është diçka e lehtë, pa asnjë problem.
Por edhe nëse ngriheni pa vështirësi në mëngjes, ndonjëherë ndiheni përgjumshëm. Daily Mail Femail, shkruan se ka disa ushqime që mund t’iu vijnë në ndihmë që t’ju japin energji që ju t’i përballoni lehtësisht punët e përditshmërisë suaj.
Ushqimet që do ju mbajnë në formë gjatë gjithë ditës nëse i konsumoni në mëngjes janë: mollët, vezët, arrat, çokollata e zezë, uji, spinaqi, mishi i kuq dhe prodhimet e freskëta të sezonit./tesheshi.com/