Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shpalosur listën e të nominuarve për Komisionin e ardhshëm.
Zonja von der Leyen ka punuar mjaft shumë këtë verë që të nxjerrë kandidatët më të mirë të shteteve anëtare për ekipin e saj.
Përmes një njoftimi, ajo pritet të tregoj portofolin e tyre, bashkë me planet e saj të organizimit të punës në Komisionin Evropian.
Një ndër prioritetet e von der Leyen është të respektohet parimi gjinor, ku ajo dëshiron që të ketë së paku 13 gra në ekip, që do të thotë katër më shumë se Komisioni i deritanishëm i Juncker.
Ajo i kërkoi të gjitha vendeve që të dërgonin dy emra, një burrë dhe një grua, por vetëm dy shtete përmbushën kërkesën: Romania dhe Portugalia.
Shumë shtete nominuan vetëm një grua, disa nga ato janë fytyra të moçme të ekipit të Juncker që do të shërbejnë edhe për një mandat.
Sidoqoftë, do të ketë fytyra të reja në Komision, si Ministri i Spanjës për Punët e Jashtme, Josep Borrell, i cili është emëruar si përfaqësuesi i radhës i BE-së që mbikëqyr punët e jashtme dhe politikën e sigurisë. /tesheshi.com/