Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar bashkëatdhetarët e tij të fesë islame për Kurban Bajram, duke thënë se “kjo festë e rëndësishme fetare për çdo musliman është një simbol i përkushtimit ndaj idealeve të larta shpirtërore të fesë, drejtësisë dhe mëshirës, dashurisë ndaj fqinjit, të cilat janë baza e Kur’anit të shenjtë”.
Putin vuri në dukje se duke mbështetur një traditë shekullore islame, muslimanët japin një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e diversitetit kulturor të Rusisë, dhe gjithashtu kontribuojnë në forcimin e harmonisë ndëretnike në shoqëri.
Udhëheqësi rus u uroi muslimanëve shëndet, lumturi, energji dhe forcë për të arritur vepra të mira. /tesheshi.com/