Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Urimet ndaj Trump nga liderët botërorë: ata që nuk e donin, tani e duan!

Të gjithë “të kënaqur” nga rikthimi i njeriut problematik në Shtëpinë e Bardhë

by te Sheshi
06/11/2024
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Urimet ndaj Trump nga liderët botërorë: ata që nuk e donin, tani e duan!
132
SHARES

Vetëm një orë pasi Fox e shpalli atë fitues të zgjedhjeve, Donald Trump filloi të marrë urime të shumta nga e gjithë bota.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se ai “sapo përgëzoi Donald Trump për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën tonë. Mezi pres të punoj përsëri me të për të promovuar paqen përmes fuqisë përmes NATO-s”, tha Rutte.

Po ashtu, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi Trump për fitoren e tij “mbresëlënëse”.

“Unë e vlerësoj përkushtimin e Presidentit Trump për qasjen ndaj ‘paqes përmes forcës’, është pikërisht ky parim që praktikisht mund të sjellë një paqe të drejtë në Ukrainë më afër”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Emmanuel Macron i dërgoi “urimet e tij Presidentit Donald Trump” të mërkurën, duke thënë se ai ishte “gati të punonte së bashku siç bënë për katër vjet”, gjatë mandatit të parë të Trump.

 “Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, shtoi presidenti francez Macron.

“Urime për rikthimin më të madh në histori! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një ri-angazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në X.

Kreu i qeverisë britanike, Keir Starmer, iu bashkua urimeve: “Unë e përgëzoj Presidentin e sapozgjedhur Trump për fitoren e tij historike në zgjedhje”.

“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim. Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes”, shtoi ai.

Kryeministrja italiane e krahut të djathtë Giorgia Meloni dërgoi shpejti një mesazh urimi. Në një postim në X, ajo “përgëzoi sinqerisht” Trump dhe tha se Italia dhe SHBA kanë një “aleancë të palëkundur”. “Është një marrëdhënie strategjike që, jam i bindur, tani do ta forcojmë edhe më shumë”, ka shkruar kreu i qeverisë italiane.

Trump e uruan edhe drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Evropian.

“BE dhe SHBA janë të lidhura në mënyrë të përhershme dhe kanë një lidhje historike. Si aleatë dhe miq, BE-ja pret vazhdimin e bashkëpunimit tonë konstruktiv”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një mesazh në rrjetin social X.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen thotë në një mesazh se “BE dhe SHBA janë më shumë se aleatë”.

“Ne jemi të lidhur me një partneritet të vërtetë mes popujve tanë, i cili bashkon 800 milionë qytetarë. Prandaj, ne po punojmë së bashku në një program të fortë transatlantik që jep rezultate”, tha Von der Leyen.

“Evropa është e gatshme të bashkëpunojë për të zgjidhur sfidat e paprecedentë gjeopolitike dhe për të mbajtur të fortë lidhjen transatlantike, të rrënjosur në vlerat tona të përbashkëta të lirisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe tregjeve të hapura”, tha Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Erdogan: Një epokë e re

Kancelari gjerman Olaf Scholz e uroi Trumpin për fitoren e tij dhe tha se të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mirën e qytetarëve të tyre.

“Gjermania dhe SHBA-ja kanë punuar prej kohësh me sukses së bashku për të promovuar prosperitetin dhe lirinë në të dy anët e Atlantikut. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të mirën e qytetarëve tanë”, shkroi Scholz në rrjetin social X.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përgëzoi “mikun e tij” Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale pas asaj që ai e quajti një “betejë të madhe” pasi kandidati republikan shpalli fitoren më herët sot.

“Besoj se do të bëhen më shumë përpjekje për një botë më të drejtë në këtë epokë të re që filloi me zgjedhjet e popullit amerikan”, shkroi Erdogan në një postim në rrjetin X.

Ai shtoi se shpreson t’i japë fund konflikteve dhe krizave të vazhdueshme rajonale, mbi të gjitha konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Urimet e politikës ballkanike për Trump

Urimet e politikës ballkanike për Trump

Daniel Serwer për fitoren e Trump: Tragjike për Ballkanin!

Daniel Serwer për fitoren e Trump: Tragjike për Ballkanin!

Çfarë shkoi keq me fushatën e Kamala Harris? 

Çfarë shkoi keq me fushatën e Kamala Harris? 

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni