Arkipelagu portugez i Azoreve është në gatishmëri të lartë, pasi po u afrohet uragani Ofelia, që pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshme, ndërsa do të përshkojë brigjet e ishullit të Santa Marias përpara se të orientohet drejt Irlandës.
Shtatë nga nëntë ishujt e këtij arkipelagu që ndodhen në Atlantikun verior janë në gatishmëri të lartë, në nivelin e kuq nga ana e mbrojtjes civile rajonale, për shkak të shirave me intensitet të lartë rreth 40 milimetra në orë.
Popullsia lokale është njoftuar të kufizojë lëvizjet gjatë kalimit të uraganit i klasifikuar në kategorinë 2, që do të shkaktojë në këtë ishull stuhi me erëra të forta që i kalojnë 100 kilometra në orë.
Rreth 17 njësitë zjarrfikëse të arkipelagut, me një popullsi rreth 245.000 banorë, janë në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje. /tesheshi.com/