Para se të godiste Floridën, uragani “Irma” arriti fillimisht në Ishujt Karaibe.
Pothuajse gjysma e popullsisë së ishullit të vogël të Barbudës u evakuua, kurse erërat e kategorisë së pestë, shkretuan ishujt Shën Thomas, St. John, Tortola dhe Virgin Gorda.
“Ishujt janë bërë kafe, ka mbetur vetëm tokë e shkretë, sepse stuhia ka shkulur nga rrënjët bimët”, ka shkruar në Twitter zyrtari i NASA-s.
Kur qielli u kthjellua gjatë të dielës, sateliti “Landsat 8” regjistroi një ndryshim ngjyre.
Uragani kishte shkulur bimët, kështu që nga ishulli i gjelbër mbeti kryesisht tokë e shkretë.
Madje, edhe ngjyra e oqeanit u bë më e ndritshme. /tesheshi.com/