Numri i të vdekurve nga Uragani Dorian është rritur në 20, teksa priten edhe më shumë viktima. Shifrën e kanë konfirmuar zyrtarët e qeverisë së Bahamas.
Ministri i Shëndetësisë Duane Sands tha se 17 viktima janë nga ishujt Abaco dhe tre nga Grand Bahama. Ai thotë se tre nga 20 viktimat vdiqën pasi u transportuan në një spital në Neë Providence.
Ai megjithatë nuk është në gjendje të japë detaje të tjera tani pasi qeveria ende po punon për të kontaktuar anëtarët e familjes.
Rritja e dukshme e numrit të fataliteteve erdhi pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u dyndën në të dy ishujt ndërsa uji nga përmbytjet zvogëlohej dhe moti kthjellohej.
Uragani Dorian goditi ishujt Abaco me një stuhi katastrofike të Kategorisë 5 të dielën dhe më pas goditi Bahaman për një ditë e gjysmë, me një stuhi e Kategorisë 4, duke lënë shkatërrim të përhapur gjithandej. /tesheshi.com/