Ura në një lartësi prej 565 metra në jugperëndim të Kinës, për të cilën mediat shtetërore kineze thonë se është më e larta në botë, është hapur sot për trafik.
Ura Beipanjiang, me gjatësi prej 1.34 kilometra, lidh qytetin e Xuanwei në provincën Yunnan me qarkun Shuicheng në provincën Guizhou, njofton Reuters.
Ndërtimi i urës zgjati tre vjet, dhe në të janë investuar rreth 140 milionë dollarë amerikanë, njoftoi televizioni kinez (CCTV).
Ura, e cila ka katër korsi, do të shkurtojë rrugën prej Xuanweij deri në qarkun Shuicheng nga katër në një orë, shtojnë mediat kineze./tesheshi.com/