Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup: mos vallë vetëm elektoral?! Po i shqiptarëve do jetë apo…?!

by te Sheshi
04/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Universiteti  “Nënë Tereza” në Shkup: mos vallë vetëm elektoral?! Po i shqiptarëve do jetë apo…?!

Nga Mensur Krasniqi

Më 24 dhjetor të vitit 2015 qeveria maqedonase solli vendim për themelimin e një universitetit të ri në Shkup, që do të mban emrin e humanistes së njohur “Nënë Tereza”.

Por themelimit të këtij universiteti i kanë paraprirë një sërë debatesh si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij. Defekti sipas deputetëve opozitarë dhe politikologëve të tjerë qëndron në faktin se ende nuk është definuar saktë dhe qartë se në cilën gjuhë do të zhvillohet procesi edukativo-arsimor në këtë universitet, në gjuhën shqipe siç pretendon ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, apo në tre gjuhë, siç deklaroi kohë më parë kryeministri Nikolla Gruevski.

Pra ende nuk dihet profili apo dimensioni i universitetit?! Në Ligjin për themelimin e Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 226 e datës 25.12.2015, nuk është paraparë asnjë dispozitë që do të parashikonte zhvillimin e studimeve në gjuhën shqipe. Sipas kësaj, tash për tash mund të thuhet se është vetëm qëndrim deklarativ – politik karakteri multietnik i këtij universiteti dhe në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se ka parashikim ligjor për një gjë të tillë.

Fakti se me ligj nuk është përcaktuar zhvillimi i mësimit në gjuhën shqipe, atëherë mbetet për të vlerësuar nëse profili i universitetit në fjalë mund të jetë multietnik derisa qeveria do të synojë një gjë të tillë për aq sa do të ketë arsyeshmëri dhe nevojë, por në asnjë mënyrë nuk do të jetë projekt kombëtar i shqiptarëve. Ndryshe, për të vlerësuar nëse ky universitet është kombëtar i shqiptarëve apo multietnik, dhe nëse i ngjason të ashtuquajturave universitete paralele të përziera, në vazhdim për portalin tesheshi.com flasin politikologët.

Sipas politikologut dhe gazetar Xhenis Sulimanit, çdo vatër e dijes është vlerë shtesë për shoqërinë. Megjithatë “ngjyrosja” e çdo vlere me nuanca partiake humb në vlerë. E njëjta po ndodh edhe me hapjen e Universitetit të ri në Shkup që do të mbajë një emër të madh siç është emri i Nënës Terezë. Ai gjithashtu porositi partinë shqiptare në pushtet mos të rreh gjoksin për hapjen e këtij universiteti duke e proklamuar si vlerë dhe të arritur kombëtare, përndryshe e vërteta nuk ka ngjyra, ajo është e kristaltë, pra në këtë universitet nuk do të mësohet vetëm shqip.

xhenis

“Nëna Terezë nuk është figurë për të cilën flasin të tjerët po flet vepra e saj. Konsiderojë se e njëjta duhet të ndodhë edhe me universitetin e ri në Shkup. Qëndrimet nuk duhet të mbeten vetëm deklarative po ajo duhet ta tregojnë vlerën e tyre në vepra. Laramania e përbërjes qeveritare, në aspekt etnik nuk u jep të drejtën funskionarëve qeveritarë apo ministrave që të luajnë me ndjenjat e popullit dhe të “arriturat” t’i interpretojnë si të duan. E vërteta nuk ka ngjyra, ajo është e kristaltë. Ministri Abdulaqim Ademi rreh gjoksin se hapja e universitetit të ri është vlerë kombëtare e shqiptarëve, ndërsa shefi i tij në qeveri, kryeministri Gruevski, thotë se është universitet multietnik. Por nga ana tjetër kemi edhe një fakt tjetër shumë të rëndësishëm, fakulteti nuk do të jetë vetëm në shqip. Kështu që, automatikisht kjo nuk është vlerë kombëtare shqiptare dhe partia që pretendon t’i japë kësi kahje e ka shumë gabim dhe këtë e bën me plot vetëdije për qëllime partiake”, deklaroi për tesheshi.com, Xhenis Sulimani.

Por, kur për një moment lëmë anash qëllimet e këqija të politikanëve, për hirë të së vërtetës, Sulimani shtoi se duhet pranuar një gjë, që: “themelimi i Universitetit është vlerë shtesë dhe shumë dobi prurëse për qytetarët e Maqedonisë. Kujdes, them qytetarët- përfshirë këtu të gjithë pa dallim etnie e feje”, plotësoi Sulimani.

Po ashtu edhe politikologu tjetër, Muhamed Jashari për portalin tesheshi.com theksoi se universiteti në parim është sinonim i dijes. Mirëpo, fatkeqësisht kohëve të fundit tek ne institucionet arsimore përfshirë këtu edhe universitetet janë shndërruar në mjet të interesave partiake, pra kësisoj institucionet ku synohet të prodhohet dija përdhosen. Sipas Jasharit, është e pakuptimtë që partia shqiptare në pushtet(BDI) për qëllimet e veta politike t’i jep dimension etnik një universiteti që do të funksionon në tre gjuhë.

muhamed jash

“Hapja e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup mundësohet në kuadër të ligjit për arsim të lartë në RM, dhe në bazë të kësaj kornize ligjore mund të kuptojmë se vallë ky universitet do të jetë ekskluzivisht në gjuhën shqipe ose jo. Nëse puna në universitetin e ri do të zhvillohet në tre gjuhë, pra në shqip maqedonisht dhe anglisht, ashtu siç theksoi ministri, atëherë hapjes së universitetit të ri në Shkup nuk duhet t’i jepet dimensioni etnik. Me që tani m’u para zgjedhjeve parlamentare doli në skenë hapja e një universiteti, konsideroj se i njëjti do të jetë pjesë e retorikës së fushatës elektorale të partive politike në pushtet. Uroj që universiteti i ri në të ardhmen të mos përdoret për të fituar vota”, përfundoi Jashari.

Ndryshe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi në një emision për herë të parë ka  informuar opinionin se objekti i Universitetit të ri në Shkup do të ketë rreth 30.000 m2, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e objektit do të kushtojë 15-20 milionë euro. Ndërsa studentët studimet e tyre në Universitetin “Nënë Tereza” mund ti regjistrojnë nga qershori i këtij viti. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
PD-ja padit Veliajn për vendimet e 30 dhjetorit: shkeli kushtetutën, përgjigjet bashkia

PD-ja padit Veliajn për vendimet e 30 dhjetorit: shkeli kushtetutën, përgjigjet bashkia

Kaos në rrugët e Kosovës: 109 aksidente në 24 orë

Kaos në rrugët e Kosovës: 109 aksidente në 24 orë

Aksidentohet ndihmës Prokurorja Speciale, Ristovska përfundon në humnerë

Aksidentohet ndihmës Prokurorja Speciale, Ristovska përfundon në humnerë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni