Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Universitetet e Kosovës të kontrolluara dhe të mbushura me zyrtarë të partive politike

by te Sheshi
19/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Universitetet e Kosovës të kontrolluara dhe të mbushura me zyrtarë të partive politike

Nga Bashkim Kastrati

Universitetet publike të Kosovës janë ndër institucionet që partitë politike e kanë shtrirë ndikimin politik më së shumti. Shumë dekanë, prodekanë, shefa të departamenteve e profesorë kanë lidhje zyrtare me partitë politike, fakt ky që i bën universitetet publike mjaft të politizuara. Kjo situatë krijon dyshime të bazuara se edhe stafi tjetër që do të pranohet në të ardhmen do të bëhet mbi baza partiake, e jo mbi baza të aftësive dhe përgatitjeve akademike.

Sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, 18 persona që kanë pozita vendimmarrëse (dekanë dhe prodekanë) nëpër fakultete janë të lidhur direkt me partitë politike. Ndër ta janë shtatë dekanë, shtatë prodekanë, 2 (ish) rektor, 1 prorektor dhe 1 sekretar në Universitetin e Prizrenit. Ndërsa sa i përket përkatësisë politike të të lartpërmendurve, hulumtimi tregon se të PDK-së janë 8, të LDK-së 2, të AAK-së janë 4, të AKR-së 3 dhe nga ish-partia ORA 1.

patronazhi_box_10_1_up

Duhet përmendur se këto janë vetëm pozita udhëheqëse në universitete publike, pasi që ka një numër të konsiderueshëm të profesorëve që kanë lidhje me partitë politike duke qenë madje edhe pjesë e listave zgjedhore.
Mbi 102 politikanë dhe zyrtarë të lartë publikë punojnë si profesorë

Universiteti i Prishtinës, duke qenë universiteti më i madh në Kosovë është më i politizuari. Në një hulumtim të mëhershëm të Preportr, tregohet se 102 politikanë dhe zyrtarë të lartë publik janë të angazhuar si profesorë në Universitetin e Prishtinës, por edhe në kolegje private.

Pra në këtë institucion të lartë arsimor, ekziston një trekëndësh i ndërvarur i ndikimit të politikës mbi rekrutimin e stafit akademik, dhe zgjedhjes së organeve udhëheqëse. Po ashtu ka një lidhje të fortë në mes pozitave të larta publike, të organeve qeverisëse të vendit, dhe stafit akademik të UP-së dhe universiteteve private.

Një numër shumë i madh  i stafit akademik, qoftë ata në Universitetin e Prishtinës, apo në kolegjet private, mbajnë pozita politike ose punojnë  si drejtorë departamentesh në dikasteret qeveritarë.

Universiteti i Prishtinës në këtë rast del më i dëmtuari pasi pothuajse të gjithë profesorët që janë edhe politikanë, punën në universitet e kanë punë dytësore dhe nuk e kanë prioritet mësimdhënien, por punët qeveritare dhe partiake, por edhe fizikisht e kanë të pamundur që të kryejnë nga dy-tri punë përnjëherë.
Mirëpo, shfrytëzimi i politikës për të fituar pozita në universitet nuk ka qenë rrugë njëkahëshe. Shumë profesorë e asistentë e kanë shfrytëzuar universitetin që të marrin poste të rëndësishme politike, qoftë si deputetë, këshilltarë politik, ministra, zëvendësministra, kryetar asambleshë komunale etj.

Edhe organizatat studentore, që edhe ashtu kurrë nuk janë marrë me problemet e studentëve, i kanë dalë krah politikës, atëherë kur këtyre të fundit u është dashur kjo ndihmë. Kjo mbështetje nuk u është ofruar vetëm atëherë kur ish-luftëtarë të UÇK-së po akuzoheshin, ose dënoheshin për krime lufte. Drejtues të organizatave studentore që më shumë merreshin me politikë se me problemet e studentëve, sot kanë pozita shumë të rëndësishme në institucionet e Kosovës.

Shumë profesorë i kanë marrë thirrjet akademike derisa kanë qenë në poste të larta politike

Dukagjin Pupovci drejtor ekzekutiv në Qendrën për Arsim e Kosovës (KEC) dhe profesor në Universitetin e Prishtinës ka thënë për tesheshi.com se një numër i konsiderueshëm i profesorëve të universiteteve publike i kanë arritur thirrjet akademike derisa kanë qenë bartës të posteve të larta politike, e disa prej tyre vazhdojnë të jenë ende në politikë.

“Të shumtën e rasteve kjo është arritur falë profesorëve servilë, të cilët kanë ofruar ‘ndihmën’ e vet në këmbim të ndonjë favori personal ose nga mungesa e guximit intelektual për të insistuar në zbatimin e kritereve”, thotë Pupovci.

Ai thotë se është normale që të tillët sjellin pas vetes edhe të tjerë që ju ngjajnë për kah kapaciteti akademik dhe orientimi partiak. Ndërkaq, në kolegjet private sipas tij, ndodh të angazhohen politikanë, madje edhe gjykatës dhe prokurorë, jo për shkak të aftësive të tyre akademike, por për të ndërtuar lidhje biznesore me ta.

“Nga ana tjetër, politika gjithnjë ka qenë e interesuar për postet udhëheqëse në Universitet dhe në fakultete, sepse përmes bartësve të këtyre posteve i ka realizuar interesat e veta, përfshirë regjistrimin e studentëve dhe punësimin e njerëzve. Prandaj edhe ndodhë që universitetet dhe shumë fakultete të udhëhiqen nga njerëz që janë të lidhur me politikën ose kontrollohen nga politika përmes njerëzve që i kanë zgjedhur ata”, theksoi Pupovci.

Ai thotë se trendët e tilla nuk sjellin asnjë të mirë për arsimin e lartë, duket se janë normale për një shoqëri në tranzicion ku njerëzit kanë prirje të lidhen në bazë të interesave të ndërsjella. /tesheshi.com/

Related Posts

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth
Sociale & Shoqëri

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
PD kërkon ndihmën e Prokurorisë për ministrin e Shëndetësisë: 1 milion lekë dëm në shtet

PD kërkon ndihmën e Prokurorisë për ministrin e Shëndetësisë: 1 milion lekë dëm në shtet

I biri luante videolojëra, kontrollon llogarinë bankare dhe haset me…

I biri luante videolojëra, kontrollon llogarinë bankare dhe haset me...

Shkodër, revoltohen komunitetet fetare: jo martesave gay në Shqipëri

Shkodër, revoltohen komunitetet fetare: jo martesave gay në Shqipëri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni