Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

UNDP: Bie ndjeshëm besueshmëria e qytetarëve në institucionet e Kosovës

by te Sheshi
29/04/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
UNDP: Bie ndjeshëm besueshmëria e qytetarëve në institucionet e Kosovës

Qytetarët e Kosovës kanë humbur besimin tek institucionet publike në mënyrë drastike në gjashtëmujorin e fundit, pohohet në raportin “Pulsi Publik” të UNDP-së. Hulumtimi i fundit i kësaj agjencie të OKB-së thotë se qytetarët më së paku janë të kënaqur me punën e Prokurorisë së Shtetit, që pasohet nga kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja.

Kjo ka ndikuar edhe në shkallën e lartë të migrimit. Sipas të dhënave të hulumtimit të fundit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNDP, me titull “Pulsi Publik”, mbi 50 për qind e popullatës në Kosovë kanë nga një familjar apo mik që ka ikur nga Kosova.

Kjo, sipas hulumtimit, ka ndodhur kryesisht si pasojë e kushteve të rënda ekonomike, papunësisë dhe humbjes së shpresës dhe besimit se Qeveria e Kosovës do të punojë në zhvillimin demokratik të vendit dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

PP_9_1

Zëvendëspresidentja e UNPD-së, Aleksandra Roccasalro, gjatë lansimit të gjetjeve të këtij hulumtimi, tha se perceptimet janë realitet. Derisa për dallim nga vitet e tjera kësaj radhe një ndër indikatorët e hulumtimit të shtuar është edhe migracioni për shkak të daljeve masive.

Gjithashtu të dhënat tregojnë që 70 për qind e qytetarëve i kanë konsideruar problemet socio-ekonomike si probleme më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës, sot, duke filluar nga papunësia, varfëria dhe korrupsioni gjithashtu”, tha Hetemi.

Sipas të dhënave të raportit, vetëm 17% e kosovarëve janë të kënaqur me sistemin e drejtësisë, 24 % e kosovarëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit, duke shënuar ulje të nivelit të kënaqshmërisë krahasuar me të dhënat nga nëntori i vitit të kaluar, kur ishte 34% .

Me punën e presidencës janë të kënaqur vetëm 34 %, derisa 20 % me kryeparlamentarin e Kosovës.

Sa i përket korrupsionit, qytetarët, sipas të dhënave të anketave, vazhdojnë të besojnë se institucionet publike shëndetësore janë më të korruptuarit, pastaj KEC dhe Qeveria, derisa gjyqësori prin me mosbesueshmëri.

Pakënaqësia e kosovarëve lidhur me punën e institucioneve kyçe, gjithashtu pasqyrohet në nivelin e kënaqshmërisë me drejtimin politik në të cilin po shkon Kosova. Pak më shumë se 4% e kosovarëve janë ose të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës (krahasuar me 21% në prill 2014). Shumica e respondentëve, (74%), deklarojnë se janë ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin e tanishëm politik të Kosovës

Duke folur për të dhënat e dala nga Raporti, udhëheqësi i misionit të UNPD, Chris Edwards tha se misionet qeveritare duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për t’iu përgjigjur këtyre të dhënave. “Kongresi amerikan ka marrë edhe votë më të ulët se këtu, pra ka shpresë ndokund për përmirësim”, tha ai.

Të gatshëm për të protestuar

Korrupsioni mbetet një nga tri problemet më të rëndësishme për kosovarët. Një numër i madh i respondentëve mendojnë që korrupsioni i shkallës së lartë është i përhapur në shumë institucione. Institucionet që shihen se kanë përhapjen më të lartë të korrupsionit përfshi­jnë: ofruesit e kujdesit shëndetësor 52% (kraha­suar me 56% në nëntor të vitit 2014), Korporata Energjetike e Kosovës 45% (krahasuar me 39% në nëntor të vitit 2014), gjykatat 43%, Doga­na 39% (krahasuar me 33% në nëntor të vitit 2014), administrata/institucionet qendrore 38.5%, Agjencia Kosovare e Privatizimit (37%), etj. Njëzet përqind e kosovarëve besojnë se kor­rupsioni i shkallës së lartë është i pranishëm në Policinë e Kosovës dhe Institucionet Ndërkom­bëtare.

PP_9_3

Afërsisht 39% të kosovarëve janë përgjigjur pozitivisht kur janë pyetur nëse janë të gatshëm të iu bashkohen protestave publike për arsye politike. Një përqindje pak më e lartë e shqip­tarëve (45%), krahasuar me respondentët serbë (41%), kanë pohuar se do të ishin të gatshëm të ju bashkohen protestave politike. Vetëm 30% e pjesëtarëve të grupeve të tjera etnike kanë deklaruar se do të protestonin kundër situatës aktuale politike

Rezultatet e sondazhit të opinionit publik të marsit 2015 tregojnë se Indeksi i Demokra­tizimit (ID) ka rënë për 0.11 pikë që nga nënto­ri 2014 në 0.98. Duke pasur parasysh që ID-ja mund të ketë vlerë nga 0 deri në 3, indeksi aktu­al tregon se shumica e njerëzve nuk kanë opin­ion pozitiv në lidhje me proceset demokratike në Kosovë. Indeksi i Besueshmërisë Ekono­mike (IBE) – i cili gjithashtu mund të ketë vlerë nga 0 deri në 3 – aktualisht është vlerësuar të jetë 0.80, që tregon se kosovarët kanë pikëpam­je edhe më pesimiste për drejtimin ekonomik sesa për proceset demokratike.

Duke pasur parasysh se sektori publik është punëdhënësi më i madh në Kosovë, kjo shifër tregon pse respondentët janë aq pesimistë lid­hur me gjetjen e vendit të punës në 6 muajt e ardhshëm (IBE me lartë). Shumica e koso­varëve (81%) besojnë se lidhjet familjare, rysh­feti, lidhjet partiake dhe bazat tjera jomeritore janë faktorët më të rëndësishëm për t’u punë­suar në sektorin publik. Vetëm rreth 15% të respondentëve besojnë se arsimi, përvoja pro­fesionale dhe aftësimi profesional të kombinu­ara së bashku ndihmojnë për të gjetur punë në sektorin publik.

Këto rezultate janë bazuar në mostër të anketës me 1,306 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeç, të të dyja gjinive dhe nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluar zonat rurale dhe urbane. Mostra ka përfshirë 896 shqiptarë, 210 serbë dhe 200 pjesëtarë të pakicave joserbe të Kosovës (gjegjësisht turq, boshnjakë, goranë, romë, ashkali dhe egjiptianë). Metoda e anketimit është përmes mostrimit të rastësishëm të probabilitetit në shumë faza. Mostra është përfaqësuese e ekonomive familjare në Kosovë. Anketa është realizuar nga Index-Kosova (Prishtinë) gjatë fundit të marsit 2015.

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Anglezët bëjnë biznes edhe me Kupën e Ligës

Anglezët bëjnë biznes edhe me Kupën e Ligës

Gjyqtari kosovar lë bilbilin, i hyn politikës

Gjyqtari kosovar lë bilbilin, i hyn politikës

Xhaka në garë me dyshen e Bayernit për mesfushorin e vitit

Xhaka në garë me dyshen e Bayernit për mesfushorin e vitit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni