Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, që i prerë ndaj ultumatumit me 5 pyetje nga PD-LSI, në adresë të OSBE-së, të cilat duhet të firmosen prej tij.
Një “Jo” e prerë qe përgjigja e zyrtarit socialist.
“Tentativat përsëriten të njëjtat letra njëherë në shqip e njëherë në anglisht, që bëhen vetëm për të minuar këtë proces. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Në ditët që mbeten ne jemi të gatshëm 24 orë për propozimet e tyre, si të duan ata.
Ne, përtej edhe pse kishim rekomandimet ODHIR për çështje konkrete, zgjodhëm të plotësojmë kërkesat e PD. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje dhe ububu ç’qenka kjo gjë e re.
Ne kërkojmë që të vijnë me përmbajtje konkrete. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Po s’u diskutua këtu, do e diskutojmë në Kuvend, formula jonë është më e mira për hapjen e listave”, tha Gjiknuri. /tesheshi.com/