Pesë turistë nga Kosova janë kthyer mbrapsht pasi prishën “qetësinë publike” në qytetin bregdetar të Ulqinit.
Të rinjtë u dëbuan pasi në orët e vona të së mërkurës kishin brohoritur me zë të lartë “UÇK”.
Përveç që ndërprenë pushimet dhe qëndruan gjithë natën në stacion, ata u gjobitën me nga 300 euro secili.
Edhe pse faktori shqiptar në rajon nuk ka patur fërkime me Malin e Zi, kohët e fundit nga ky shtet janë shfaqur tendenca “anti-shqiptare”, sidomos me një ligj që ndalon përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare, siç është flamuri. /tesheshi.com/