Autoritetet detare malazeze gjetën afro 1,330 kilogramë marihuanë që notonin në det duke qenë në pako të mëdha të braktisura. Sasia u pikas në jugperëndim të qytetit,11 milje nga grykëderdhja e Bunës.
Kanë qenë gjithsej 62 pako në të cilat gjendej lënda nartkotike e presuar. Autoritet e fqinjit jugor po hetojnë mbi origjinën e sasisë dhe poseduesit e saj.
Kohët e fundit është hapur një rrugë e re trafiku, ajo e veriut nga Mali i Zi, Kroacia e më tej, me destinacion tregun europian. /tesheshi.com/