Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ullinjtë 2-mijëvjeçarë: dëshmitarët e perandorisë së lashtë romake jetojnë ende në Spanjë

by te Sheshi
17/09/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Ullinjtë 2-mijëvjeçarë: dëshmitarët e perandorisë së lashtë romake jetojnë ende në Spanjë

Në provincën Castillon të Spanjës, mund të gjesh shenja të jetës romake kudo. Vaji i ullirit që prodhohej nga pemët e provincës dikur është përdorur nga ushtarët romakë, ndërsa ullinjtë rreth 2 mijëvjeçarë prodhojnë edhe sot e kësaj dite.

Zgjatime të rrugës antike Augusta që ishte gjurma kryesore më e gjatë përmes gadishullit Iberik gjatë sundimit romak, ende mbijetojnë në rajonin e Kastijës, duke lidhur rrënoja urash, harqesh dhe vilash. Por, nuk janë shtëpitë e nxjerra nga toka, as mullirët e madje, as shënuesit e miljeve përgjatë rrugës historike, ato që bëjnë më shumë përshtypje. Janë ullinjtë që mbajnë 2 mijë vjet jetë në trungjet e degët e tyre.

Duke lidhur pikat e peizazhit në rajonin Maestrat të Kastijës në veri e deri në komunitetin e Valencias, pemët variojnë në moshë që nga ato që mund të kenë parë mbretërinë e August Cezarit deri tek ato që kanë qenë dëshmitarë të rënies së Perandorisë Romake – dhe këto pemë ende prodhojnë ullinj. Ato meritojnë trajtimin e tyre të veçantë.

“Trembëdhjetë nga 150 pemët tona mbi një mijëvjeçare janë rreth 2 mijë vjet të vjetra”, thotë Jose Verge Verge, pronari i Oleomile, një kompanie të prodhimit të vajit të ullirit, që drejton së bashku me gruan e tij. “Paraardhësit e mi kanë bërë vaj ulliri për më shumë se 20 breza. Ne kemi të dhëna nga viti 1237, dhe tre nga stër-stër-gjyshërit e mi ishin pronarë mullinjsh”.

I pari në familje që u largua nga biznesi i fermës për një karrierë zyre, Verge është rikthyer tashmë, në menaxhimin e Oleomile me kohë të plotë. “Nuk do isha unë ai që do të thyente zinxhirin e kaq shumë brezave”, thotë ai me një buzëqeshje. Ai ka qenë po ashtu i pari në familje që veçon ullinjtë nga pemët që janë më të vjetra se 1 mijë vjet (apo mijëvjeçare) duke i vjelë ata ndarazi, përpunuar dhe paketuar në shishe po ndarazi. “Një histori e gjallë”, ashtu si ka dëshirë ta quajë bashkëshortja e tij, ata meritojnë trajtimin e tyre të veçantë dhe special.

Për shkak se pemët mbi 1 mijëvjeçare mbrohen nga qeveria, procedura e zakonshme e vjeljes së pemëve duke shkundur trungun, me vjelësin normal nuk lejohet. Në vend të kësaj, punëtorët shkundin degët në mënyrë manuale për të vjelë me kujdes ullinjtë. “Duhen dy njerëz për dy orë që të vjelin nga dy deri në tre pemë ulliri”, thotë Verge.

Kokrrat e ullirit shtypen po ditën e vjeljes për të prodhuar vaj ulliri ekstra të virgjër. “Disa ekspertë thonë se vaji nga pemët mijëvjeçare vjen më i ëmbël në shije”, thotë Verge, “për shkak se është më vështirë për ujin të ngjitet deri lart përmes drurit të vjetëruar”.

Prania e “olivo silvestre” (pemës së ullirit që rritet në gjithë shtratin e e Mesdheut) në zonë shtrihet pas deri në fazën e vonë të epokës së gurit, por kultivimi nisi shumë më vonë – midis viteve 3700-3500 para erës sonë.

Pema e butë me gjasa arriti në gadishullin Iberik me fenikasit rreth shekullit të 11 para erës sonë”, thotë Yolanda Peña Cervantes, profesore e Arkeologjisë në universitetin kombëtar të Arsimit në distancë. Pasi udhëtuan drejt gadishullit Iberik nga rajoni që sot përfshin Libanin, Sirinë dhe Izraelin, fenikasit tregtuan vaj ulliri për popullsinë lokale dhe me shumë gjasa u mësuan atyre aftësitë e kërkuara për kultivimin e pemëve të ullirit.

Sundimi pasues i romakëve (midis shekujve të 2-të dhe të 4-të para erës sonë) në gadishull solli rritje të prodhimit të vajit të ullirit dhe

Baetica ‒ provinca romake që në pjesën më të madhe është Andaluzia e sotme – u shndërrua në një prej eksportueseve më të mëdha të vajit të ullirit drejt Romës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Në dallim nga Baetica, Hispania Tarraconnensis, provinca që sot përfshin Kastijën, nuk prodhonte vaj ulliri në nivel industrial. Arkeologët nuk kanë gjetur prova të prodhimit të amforave (vazove pre qeramike që përdoreshin për transportimin e vajit), gjë që i ka bërë ata të besojnë se vaji i ullirit që nxirrej në Tarraconnensis mbetej atje.

Janë dy lëngje që janë të përshtatshëm për trupin e njeriut, të paktën kështu besohej në lashtësi – për së jashtmi vera dhe për së brendshmi vaji i ullirit.

Përveçse ishte pjesë integrale e dietës, vaji i ullirit përdorej për të prodhuar parfume, për trajtimin e sëmundjeve dhe për të bërë ritualet fetare apo për të krijuar ndriçim për shtëpitë dhe tempujt.

Vlera kulturore e vajit të ullirit dhe pemës së ullirit ishte shumë e rëndësishme në Mesdhe dhe ajo nuk është zbehur as në ditët e sotme. “Pemët e mia të ullirit janë liria ime”, thotë Ramón Mampel Dellà, presidenti i “Clot d’en Simó Cooperative”, që ai e nisi me pak të tjerë 17 vjet më parë për të bërë “një ndryshim në mënyrën e të menduarit” për pemët mijëvjeçare midis fermerëve lokalë.

Në fillim të shekullit të 21-të, tregtia e dendur po asgjësonte pemët e vjetra të Kastijës. Për shkak se nuk mund të konkurronin në prodhimin e vajit të ullirit me Andaluzinë, fermerët shitën pemët për të mbijetuar. Individë të pasur nga e gjithë bota paguan me mijëra euro për të nxjerrë nga rrënjët pemët e vjetra dhe për t’i transportuar ato në Madrid, Gjermani, Itali e përtej, duke i rimbjellë si dekoracione.

“Humbëm rreth 3 mijë pemë”, thotë Mampel. “Më kujtohet se pema e parë që u shit e kishte perimetrin e trungut 9 metër. Mund të ketë qenë më shumë se 2 mijëvjeçar”.

Kooperativa “The Clot d’en Simó” u ngrit për të gjetur mënyra që të krijohej vlerë shtesë për ata që zotëronin pemët e mbetura si incentiv për t’i mbajtur ato në rajon. Në vitet që pasuan, Mampel dhe mbështetësit e tij organizuan prodhimin e ndarë të vajit të ullirit nga pemët mijëvjeçare si alternativë për pemët më të reja që u vinte në ndihmë anëtarëve të kooperativës. Ata publikuan një album me fotografu, mbajtën disa ekspozita artistike dhe punuan me parlamentin e komunitetit të Valencias për të miratuar një ligj që mbronte pemët e ullirit.

“Donim të nderonim trashëgiminë tonë”, thotë Mampel. “Diçka që mund ta kishim humbur me shitjen e të gjitha pemëve dhe jo vetëm trashëgimi nga baballarët apo gjyshërit tanë, por nga kultura shumë më të lashta”.

Dhe ndërsa shumë u dolën kundër për shkak të tregtisë së leverdisshme – ata madje, morën edhe kërcënime – kooperativa vazhdoi punën. Në vitin 2006, parlamenti votoi unanimisht për të ndaluar shitjen e pemëve më të vjetra se 350 vjet. Sot, rreth 5 mijë deri në 6 mijë pemë mijëvjeçare mbijetojnë dhe janë prodhuese në Kastijë. “Së pari, ne ishim luftëtarët”, thotë Mampel duke buzëqeshur, “Dhe tani jemi rojtarët”.

Pjesë e këtij misioni është edhe të mësuarit e njerëzve sesi t’i respektojnë pemët e ullirit, diçka që kooperativa shpreson ta arrijë përmes turizmit. Me ndihmën e një kompanie të përkushtuar për eksplorimin kulturor të zonës, “Clot d’en Simó” ofron disa itinerare që i çojnë turistët përmes zonave të populluara me pemë mijëvjeçare.

“Pema është një gjë e gjallë”, thotë Mampel. “Ne dëshirojmë t’u mësojmë njerëzve sesi ta respektojnë këtë”.

Vaji i ullirit që nxirret nga pemët mijëvjeçare është i shtrenjtë – kushton disa herë me shumë sesa vaji i zakonshëm i ullirit. Verge ka vendosur një çmim prej 78 euro për 500 ml vaj të nxjerrë nga pemët e tij 2-mijëvjeçare. Prodhues të tjerë në zonë kanë çmime që variojnë nga 20 deri në 100 euro për 500 mililitra.

Kur pyetet sesi vendoset çmimi, Mampel nuk heziton. “Ne e japim vajin si dhuratë”, shpjegon ai, “por vendosim çmim për emocionet, ndjenjat, kulturën, historinë dhe trashëgiminë”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
Dita më e përgjakshme e Luftës Civile Amerikane

Dita më e përgjakshme e Luftës Civile Amerikane

Rilindja Urbane, shikoni si është transformuar ky qytet (video)

Rilindja Urbane, shikoni si është transformuar ky qytet (video)

Dhuna ndaj myslimanëve Rohingya, SHBA do shqyrtojë marrëdhëniet me Myanmar-in

Dhuna ndaj myslimanëve Rohingya, SHBA do shqyrtojë marrëdhëniet me Myanmar-in

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni