Nga një bisedë e përgjuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, mësohet se forcat e armatosura ukrainase kanë eliminuar një njësi të madhe mercenarësh të grupit rus Wagner në lindje të vendit, në rajonin e Donbasit.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi në Telegram se, pasi mbrojtësit ukrainas mposhtën një njësi elitare të Wagner-it, ushtarët e zakonshëm rusë janë shumë të frikësuar dhe refuzojnë të luftojnë.
Në një bisedë telefonike të përgjuar, ushtari rus i ankohet gruas së tij se edhe mercenarët e stërvitur mirë nuk mund të kryejnë me sukses detyrat e tyre dhe i thotë asaj se nga numri i madh i militantëve të grupit Wagner, kanë mbetur vetëm “mbeturina të mjera”.
Gruaja e këshillon të largohet nga ushtria dhe ai i përgjigjet se nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën për të shërbyer në ushtrinë ruse pavarësisht çdo kërcënimi. /tesheshi.com/