Ndërkohë që pushtimi Ukrainës nga Rusia vazhdon në ditën e tij të katërt, një valë mbështetjesh për ukrainasit është parë në pjesën më të madhe të Evropës, Australisë dhe Perëndimit në përgjithësi.
Lufta filloi të enjten pasi presidenti rus Vladimir Putin i urdhëroi forcat e tij të hynin në Ukrainë, disa muaj pas një pranie të madhe ushtarake në kufi.
Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës tha se të paktën 198 ukrainas (352 sipas raporteve të fundit), përfshirë tre fëmijë, janë vrarë deri më tani gjatë pushtimit. Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 360,000 ukrainas janë larguar nga vendi, shumica e tyre kanë kaluar kufirin në Poloninë fqinje.
Lufta ka shkaktuar dënime të shpejta nga disa vende, sanksione të menjëhershme nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që synojnë bankat ruse, rafineritë e naftës dhe eksportet ushtarake. Po ashtu ka shkaktuar edhe bisedime maratonë emergjente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në rrjetet sociale, shpejtësia e një reagimi të tillë ndërkombëtar – që përfshin përjashtimin e Rusisë nga disa ngjarje kulturore dhe trajtimin e saj si e pabesë në sport – ka bërë që shumë të ngrysin vetullat për mungesën e një reagimi të ngjashëm ndaj konflikteve të tjera në mbarë botën.
Ekspertë të medias, gazetarë dhe figura politike janë akuzuar për standarde të dyfishta në përdorimin e mediave të tyre, jo vetëm për të lavdëruar rezistencën e armatosur të Ukrainës ndaj trupave ruse, por edhe për të fshehur tmerrin e tyre se si një konflikt i tillë mund të ndodhë me një komb të “civilizuar”.
Korrespondenti i lartë i CBS News në Kiev, Charlie D’Agata tha të premten: “ Me gjithë respektin, e këtu po përpiqem t’i zgjedh me kujdes fjalët, por ky nuk është një vend si Iraku apo Afganistani që ka parë konflikte të ndezura për dekada. Ky është një qytet relativisht i civilizuar, relativisht evropian, ku nuk do ta prisnit një gjë të tillë, e as nuk do të shpresonit se mund të ndodhte.”
Komentet e tij u pritën me ironi dhe zemërim në rrjetet sociale, ku shumë njerëz vunë në dukje se si deklaratat e tij kontribuan në dehumanizimin e mëtejshëm në mediat kryesore të njerëzve jo të bardhë, joevropianë që vuajnë nga konfliktet.
Atrocities start with words and dehumanization.
Atrocities unleashed upon millions in the ME, fueled by dictators labeled as reformists in the west.
The racist subtext: Afghans, Iraqi & Syrian lives don’t matter, for they are deemed inferior—“uncivilized.”https://t.co/hC1JAkIHym— Rula Jebreal (@rulajebreal) February 26, 2022
D’Agata më vonë kërkoi falje, duke thënë se foli “në mënyrë të papërshtatshme e që i vinte keq”.
Të shtunën, BBC pati si musafir ish-zëvendës prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, David Sakvarelidze.
“Është shumë emocionuese për mua sepse shoh njerëz evropianë me flokë bjonde dhe sy blu që vriten çdo ditë me raketat e Putinit, helikopterët dhe raketat e tij,” tha Sakvarelidze.
Prezantuesja e BBC-së u përgjigj: “E kuptoj dhe sigurisht e respektoj emocionin tuaj”.
Të dielën, prezantuesi anglez i Al Jazeera-s, Peter Dobbie, i përshkroi ukrainasit që ikin nga lufta si “njerëz të begatë, të klasës së mesme”, të cilët padyshim “nuk janë refugjatë që përpiqen të largohen nga zonat në Lindjen e Mesme që janë ende në një gjendje të madhe lufte; Këta nuk janë njerëz që përpiqen të largohen nga zonat në Afrikën e Veriut, ata duken si çdo familje evropiane me të cilën do të jetonit në vendin fqinj.”
Rrjeti mediatik më vonë lëshoi një kërkesë faljeje, duke thënë se komentet “ishin të papërshtatshme, të pandjeshme dhe të papërgjegjshme”.
“Al Jazeera English është e përkushtuar ndaj paanshmërisë, diversitetit dhe profesionalizmit në të gjithë punën e saj. Kjo shkelje e atij profesionalizmi do të trajtohet me masa disiplinore”, thuhet në një deklaratë.
Add Al Jazeera to the list… The Supremacy around the media coverage of this isn't even subtle. pic.twitter.com/ZuZtJ70K69
— 𝚅𝚕𝚊𝚍𝚒𝚖𝚒𝚛 𝙿𝚘𝚒𝚝ī𝚗 (@DocRobotnivik) February 27, 2022
Ndërkohë të premten, Sky News transmetoi një video të disa njerëzve në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, duke bërë kokteje molotov, duke shpjeguar se si grirja e polisterolit e bën pajisjen ndezëse të ngjitet më mirë në automjete.
If this was done by Palestinians, Afghanistan or other nations resisting occupation, it would be terrorism. And during Mandela's anti-apartheid era, it was also dubbed terrorism. For Europeans facing similar situations, it is resistance!. Western duplicity knows no bounds. https://t.co/RlK9x00ZdS
— FCPA Billow Kerrow (@BillowKerrow) February 27, 2022
“Mediat kryesore perëndimore të mahnitura japin mbulim të shkëlqyeshëm të mënyrës se si njerëzit i rezistojnë pushtimit duke bërë kokteje molotovi,” vuri në dukje një përdorues i mediave sociale . “Nëse ata do të ishin njerëz esmerë nga Jemeni apo Palestina duke bërë të njëjtën gjë, ata do të etiketoheshin si terroristë që do të meritonin të bombardoheshin me dron amerikano-izraelite ose amerikano-saudite.”
the lady on CNN just now said that the damage in Kyiv is something a capitol city in Europe hasn’t seen in almost a century… the siege on Sarajevo began on April 5, 1992 and didn’t end until February 29, 1996. pic.twitter.com/NxUy3TJoqa
— Sara Brnić (@SaraBrnic_) February 25, 2022
Në BFM TV, kanali më i ndjekur kabllor i lajmeve në Francë, gazetari Philippe Corbe tha: “Ne nuk po flasim këtu për sirianë që ikin nga bombardimet e regjimit sirian të mbështetur nga Putini, ne po flasim për evropianët që largohen me makina që duken si tonat për të shpëtuar jetën e tyre.”
Gazetari britanik Daniel Hannan u kritikua në internet për një artikull në The Telegraph, në të cilin shkruante se lufta nuk ndodh më në “popullatat e varfëra dhe të largëta”.
"It's so odd," this writer effectively cries. "War is no longer being waged exclusively against Black, brown and poor people. Shock. Horror". An awful take. https://t.co/LNtCaSCyCa
— Nadine White. (@Nadine_Writes) February 26, 2022
Politikanët evropianë kanë shprehur gjithashtu mbështetje për hapjen e kufijve për refugjatëve ukrainas, duke përdorur terminologji të tilla si “intelektualë” dhe “evropianë” – shumë larg nga nxitja e frikës e përdorur nga qeveritë kundër migrantëve dhe refugjatëve nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore.
“Lëkura është një pasaportë … shtetësi epidermale,” tha një përdorues i mediave sociale.
Jean-Louis Bourlanges, një anëtar i Asamblesë Kombëtare Franceze, i tha një kanali televiziv se refugjatët ukrainas do të jenë ” emigracion me cilësi të madhe, intelektualë, nga të cilët ne do të mund të përfitojmë”.
The Bulgarian PM: "These are not the refugees we are used to. They are Europeans, intelligent, educated people, some are IT programmers…this is not the usual refugee wave of people with an unknown past. No European country is afraid on them."
I am not surprised, just angry.
— Victor Petrov (@VictorPPetrov) February 26, 2022
Lufta Rusi-Ukrainë është cilësuar nga mediat liberale si kriza më e keqe e sigurisë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, duke kontribuar në amnezinë e përgjithshme të konflikteve relativisht të fundit në kontinent, si lufta e Bosnjës në vitet 1990 dhe konflikti i Irlandës së Veriut i cili zgjati nga vitet 1960 deri në 1998.
Në përgjithësime të tilla mungonte fakti se në epokën e pasluftës botërore, Evropa eksportoi shumë luftëra në vende që ishin entitete të mëparshme koloniale.
Disa komentatorë kanë lavdëruar gjithashtu qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe aftësitë mbrojtëse të vendit, në një mënyrë që ata sugjeruan se asnjë komb apo popull tjetër nuk e kishte kaluar një përvojë të tillë më parë.
A lot. Bosnian during the Siege of Sarajevo and throughout the Bosnian Genocide were defenceless but never wavered.
People are incredibly resilient and all over the world there are masses resisting oppression and war. Let's not be ahistorical in the name of supporting Ukraine. https://t.co/lX9HejN2ei pic.twitter.com/rjmh7w4GlT
— Arnesa Buljušmić-Kustura (@Rrrrnessa) February 26, 2022
Standardet e dyfishta në lidhje me thirrjet për përjashtimin e Rusisë nga ngjarjet kulturore dhe sportive dhe për të mos shtrirë të njëjtën lëvizje tek subjektet e tjera pushtuese nuk kanë ngelur pa u vënë re as në rrjetet sociale.
Janë bërë paralele midis lëvizjes palestineze Bojkot, Shpërblim dhe Sanksione (BDS) kundër Izraelit – shpeshherë e shpallur nga qeveritë perëndimore si antisemitike – dhe përjashtimit aktual të Moskës nga ngjarje të tilla si gara e Eurovizionit dhe largimi i finales së Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburg.
First we discover that international law still exists. 2/ Refugees are welcome depending where they come from. 3/ Resistance to occupation is not only legitimate but a right. 4/ Sanctions seem to be an appropriate response to violations and not anti-Semitic as we were told. 😱🤯
— Salem Barahmeh (@Barahmeh) February 26, 2022
Kryeministri australian Scott Morrison ka mbështetur bojkotin e Rusisë nga sportet, por e kritikoi bojkotin e Festivalit Kulturor të Sydney-t muajin e kaluar për shkak se kishte marrë sponsorizime nga ambasada izraelite.
Isn't that BDS? https://t.co/3rwsHxbZjS
— Daniel Seidemann (@DanielSeidemann) February 26, 2022
Claudia Webbe, një anëtare e parlamentit britanik, shkroi në Twitter se njerëzit që kujdesen vërtet për ukrainasit janë ata që do t’i mirëpresin të gjithë refugjatët krahëhapur.
The sorrow & despair we all feel for Ukraine should be identical to the sorrow & despair we feel for Yemen, Palestine & Syria.
— Claudia Webbe (@ClaudiaWebbe) February 25, 2022
“Po pjesa tjetër?!” “Epo, ata po shtiren,” postoi ajo. /tesheshi.com/