Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ukraina dhe Ballkani, mesazhet Biden-Schulz nga Uashingtoni

Ç’diskutuan liderët e dy fuqive mes tyre

by te Sheshi
08/02/2022
in Amerika, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ukraina dhe Ballkani, mesazhet Biden-Schulz nga Uashingtoni

Presidenti Joe Biden theksoi se vendi i tij dhe Gjermania janë të vendosur për të përfunduar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe në këtë mënyrë të arrihet një Evropë e plotë, e lirë dhe paqësore.

Biden u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz të hënën në Uashington dhe pas takimit ai theksoi se kishin një bisedë jashtëzakonisht konstruktive dhe shtoi se do të vazhdojë të punojë për forcimin e aleancës dhe partneritetit gjithëpërfshirës midis SHBA-së dhe Gjermanisë.

Biden dhe Scholz i kushtuan vëmendjen më të madhe kërcënimit rus ndaj Ukrainës. Të dy krerët thanë se po kërkonin një zgjidhje diplomatike të situatës.

“Ne e kemi bërë të qartë se jemi gati të vazhdojmë bisedimet në mirëbesim me Rusinë. Gjermania ka qenë gjithashtu një lider në shtytjen për uljen e tensioneve dhe inkurajimin e dialogut përmes formatit të Normandisë. Por nëse Rusia vendos të vazhdojë të sulmojë Ukrainën, ne jemi gati si NATO në tërësi. Sot, kancelari dhe unë diskutuam bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe diskutuam një paketë të fortë sanksionesh që do të demonstrojë qartë vendosmërinë ndërkombëtare dhe do të vendosë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Biden.

Ai tha se u diskutua edhe për sfidat për rendin ndërkombëtar që vijnë nga Kina, Rusia dhe konkurrentët e tjerë që përpiqen për të ardhme më joliberale. Ai shtoi se ishte dakord me kancelarin Scholz që të punonin së bashku për të siguruar që rregullat dhe parimet që rregullojnë teknologjitë e reja synojnë promovimin e lirisë së mundësive, jo represionit apo autoritarizmit.

Një nga temat e takimit ishte edhe Ballkani Perëndimor, për të cilin Biden foli pas takimit.

“Ne kemi riafirmuar gjithashtu angazhimin tonë për të përfunduar punën për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane dhe për të arritur përfundimisht një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe”, tha Biden.

Më tej Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë miq dhe aleatë të ngushtë në platforma të ndryshme ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh dhe se nuk ka asnjë çështje me rëndësi globale në të cilën Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të mos punojnë së bashku.

Kancelari gjerman Scholz u shpreh i kënaqur me vizitën e tij të parë në Uashington dhe shtoi se ishte mirë që pati mundësinë të bisedonte me presidentin amerikan Biden gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Ai tha se Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s nuk mund të heshtin ndaj kërcënimeve të Rusisë kundër Ukrainës, sepse akumulimi i trupave ruse në kufirin ukrainas është një kërcënim për sigurinë edhe për Evropën.

“Ne kemi thënë shumë qartë se agresioni rus kundër Ukrainës do të shoqërohet me pasoja dhe sanksione të rënda. Pra, do të ketë një çmim të lartë për Rusinë. Ky është një mesazh shumë i qartë. Të gjithë e kuptuan këtë. Mendoj se ky mesazh është sqaruar përsëri dhe përsëri, kështu që edhe Rusia e ka kuptuar tani mesazhin,” tha Scholz.

Ai më tej tha se është e rëndësishme të përdoren të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, e cila përfshin vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Ish-Papa, kërkimfalje “buzë varrit”

Ish-Papa, kërkimfalje “buzë varrit”

Një këlysh luani, “lajm dite” në Mal të Zi

Një këlysh luani, “lajm dite” në Mal të Zi

Ushtria turke me dronë të rinj: risia e TB2

Ushtria turke me dronë të rinj: risia e TB2

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni