UEFA ka zyrtarizuar “Ok”-in e saj për takimin e pritshëm Shqipëri – Francë, për t’u luajtur pikërisht në Air Albania Stadium, kompleksin e ri në themelet e ish-“Qemal Stafës” historike.
Vendimi vjen 24 orë pasi aty u luajt një ndeshje testuese mes femrash, Vllaznia – Apolonia.
Kjo do të thotë se stadiumi i ri do inagurohet pikërisht më 17 nëntor, në takimin për eliminatoret Europianit mes Shqipërisë dhe Francës. /tesheshi.com/