Punimeve në stadiumin e Prishtinës duket se së shpejti do t’u vijë fundi. Për të vlerësuar punët që janë bërë, të mërkurën prezent ishin edhe zyrtarë të UEFA-s. Bashkë me ta ishin edhe ministri i Ministrisë për Rini, Sport dhe Kulturë, Kujtim Gashi si dhe zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me kryetarin Fadil Vokrri.
Zyrtarët e UEFA-s u ndanë të kënaqur me atë që është punuar në stadiumin e kryeqytetit, ndërsa ministri Gashi tha se në muajin qershor do të jetë gjithçka e gatshme për zhvillimin e ndeshjeve, shkruan insporti.
Ndërsa kreu i FFK-së, Fadil Vokrri tha se në fillim do të ketë një ndeshje testuese pa tifozë, pastaj një ndeshje zyrtare. Po ashtu shpresohet që klubet pjesëmarrëse në garat evropiane do të kenë mundësi të luajnë në këtë fushë. /tesheshi.com/