“Parc Olympique Lyonnais”, ose përndryshe, “Stade des Lumieres”, do të jetë terreni sportiv ku do të zhvillohet finalja e Europa League-s një sezon më pas, në vitin 2018.
Komiteti ekzekutiv i UEFA-s e mori dje vendimin që e përcakton zhvillimin e finales së Ligës së Europës për sezonin e ardhshëm në Lion të Francës.
I hapur për Euro 2016-n, e me një kapacitet prej 59.286 shikuesish, ky impiant sportiv është një prej më modernëve në Europë.
Në të u luajtën gjashtë prej takimeve të Europianit, një prej të cilëve ishte dhe ai mes Shqipërisë dhe Rumanisë, ku u shënua dhe fitorja e parë e përfaqësueses kuqezi në një veprimtari të tillë.
Finalja e këtij sezoni të Ligës së Europës do të luhet në Suedi. Sevilja është skuadra që e ka fituar Ligën e Europës në tre sezonet e fundit. /tesheshi.com/