Një arrestim i bujshëm ka ndodhur në Ulqinin shqiptar të Malit të Zi.
I pari i qytetit, jo shqiptar por malazez, ka rënë në pranga nën akuzën e punësimeve partiake. Ljoro Nrekiç, si dhe katër zyrtarë të tjerë, jo malazezë por shqiptarë, u arrestuan gjithashtu.
Sipas medias vendase, ata u arrestuan nën dyshimin e punësimit në parti.
Por thuhet se prokuroria i akuzon ata dhe pakujdesi në shërbime.
Pak kohë më parë, Ulqini, nga drejtimi shqiptar ra në atë malazez, e cila ishte një goditje e rëndë për faktorin politik shqiptar në këtë vend.
Por nga ana tjetër, qeveria malazeze ka për herë të parë një zv/kryeministër shqiptar, Dritan Abazoviçin, i cili përkundër kësaj arritjeje të madhe politike, është në aleancë me forcat pro-serbe. /tesheshi.com/