Argjentinasi i Interit, Mauro Icardi, për pak sa nuk e ka future emrin e tij në historinë e futbollit, kur nga pika e mesit të fushës, në goditjen e parë të topit për fillimin e lojës, ka shënjestruar portën e kundërshtarit. Kjo ndodhi në derbin e së mërkurës me Napolin, ku falë portierit Alex Meret goditja fantastike nuk u shndërrua në gol.
Gardiani i portës napolitane thjesht pamundësoi një kryevepër, e cila do fiksohej në histori, për distancën dhe kohën e shënimit. Ishte një ndeshje ku Interi fitoi dramatikisht me një gol në minutat shtesë.
Icardi është emri i simbol i Interit vitet e fundit dhe, ashtu siç bashkombasi i tij Zanetti, ish-mbrojtës legjendar i kësaj skuadre, duket se e ka lidhur karrierën vetëm me zikaltërit e Milanos. /tesheshi.com/