Brukseli ka shfaqur shenja xhelozie diplomatike që SHBA vendosi të ketë një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, pikërisht Mattheë Palmer.
Një nuancë e tillë ëhstë vënë re në të parën deklaratë nga BE në lidhje me këtë zhvillim, pasi zëdhënësja Koçijaniçiç kur kujtoi se shefja e saj Mogherini kishte “plotësisht dhe personalisht” e angazhuar në ndërmjetësimin e dialogut, si dhe në perspektivat e BE-së për “Serbinë, Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor”.
Në fakt, ajo, Mogherini, gruaja në ikje e diplomacisë europiane, konsiderohet si e dështuar në dialogun Prishtinë-Beograd, gjersa gjithçka është bllokuar prej muajsh që pas vendosjes së taksës mbi mallrat serbe nga ana e qeverisë kosovare, gjë të cilën kërkon ta zhbllokojë SHBA duke dërguar Palmerin.
Ndaj, me një gjuhë të drunjtë por dhe plot nëntekste, Koçijançiç deklaroi: “SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për sukses në dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. BE dhe SHBA ndajnë një interes të fortë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe ne mezi presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA dhe Matt Palmer si i dërguari special i SHBA-së”.