Mund të intepretohet në shumë mënyra ajo që ka thënë orët e fundit zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, gjatë një interviste në VOA, specifikisht për rastin “Tahiri”. Pyetja që e detyroi atë të fliste për temën më të nxehtë të këtyre ditëve në Shqipëri, ishte:
Në Shqipëri, një ish ministër i brendshëm, akuzohet për lidhje me një grup trafiku droge. Cila është pikëpamja juaj për mënyrën se si po trajtohet çështja e tij?
Dhe është shprehur me gjuhën e drunjtë diplomatike, ku theksin e ka vënë tek parimet dhe jo tek personi konkret, Brian Yee, ka lëshuar këtë frazë:
“Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, ka qenë e para.
Dhe tjera pas saj: “Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që ka dhënë shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.”
Dhe në fund sërish mbetet dilema: Uashingtoni është pro apo kundër arrestimit të Tahirit? /tesheshi.com/