Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

U vranë në intimitet: rihetim për “Përbindëshin e Firences”

Rihapet dosja e llahtarës së viteve ’70 – ’80 në Itali

by te Sheshi
27/03/2022
in Europa, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
U vranë në intimitet: rihetim për “Përbindëshin e Firences”

Familjet e viktimave të një vrasësi serial që terrorizoi Firencen në vitet 1970 dhe 1980 po kërkojnë një hetim të ri për një nga çështjet më të errëta dhe më të tmerrshme në historinë ligjore italiane.

Sipas një avokati, të afërmit e tre prej viktimave të të ashtuquajturit “Përbindëshi i Firences” (Mostro di Firenze) u kanë kërkuar zyrtarisht prokurorëve të qytetit toskan që të rishqyrtojnë provat e mundshme në rastin e vrasësit serial famëkeq që besohet se ka vrarë 16 persona. “Ne po kërkojmë të vërtetën me një hetim të ri dhe jemi të bindur se ka prova në dosjet e vjetra të çështjes që janë anashkaluar gabimisht,” tha avokati Walter Biscotti për AFP.

Biscotti përfaqëson Estelle Lancioti, vajza e madhe e francezes Nandin Morio, e cila u qëllua për vdekje së bashku me Jean-Michel Kraveitzvili në 1985 ndërsa po kamponin të dy në Itali.

“Përbindëshi i Firences” synonte kryesisht çifte që ndodheshin me makina në zona të shkreta për të kaluar momente personale. Ai vrau ata gjatë ose menjëherë pas marrëdhënies seksuale dhe përdori të njëjtën pistoletë Beretta. Morio ishte një nga katër gratë që kishin gjoksin ose organet gjenitale të gjymtuara.

“Ne duam të rishqyrtojmë një pjesë të provës në lidhje me një të dyshuar që iu referua një dosjeje të vjetër të policisë dhe nuk u hetua kurrë siç duhet, si dhe ADN-në e gjetur në letra anonime,” shpjegoi Biscotti.

Gjatë hetimeve të gjata për vrasjet e tmerrshme që ndodhën në qytetet e vogla përreth Firences midis 1968 dhe 1985, policia dyshoi një numër personash, nga një fermer i varfër deri te një grup satanik. Pesë burra u akuzuan në periudha të ndryshme për vrasjet. Njëri prej tyre madje u rrëfye.

Avokatët e viktimave kanë kërkuar akses në dosjen e Pietro Pacianit, një fermer që ka qenë një i dyshuar kryesor për një periudhë të konsiderueshme kohore.

Paciani, një vrasës i dënuar, i cili gjithashtu u shpall fajtor për përdhunimin e dy vajzave të tij, u dënua në vitin 1994 me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjashtë nga tetë çiftet, por u lirua nga gjykata e apelit dy vjet më vonë. Vendimi u rrëzua më vonë nga Gjykata e Lartë e Italisë, por Paciani vdiq nga një atak në zemër në vitin 1998 në moshën 73-vjeçare, përpara se të fillonte gjyqi i ri.

Imazhi i Pacianit i portretizuar nga prokurorët ishte ai i një burri tejet të dhunshëm, i cili ishte i fiksuar pas seksit dhe kryente vrasje me ndihmën e miqve të ndryshëm, me të cilët frekuentonte shtëpi publike. Dy nga këta miq, Mario Vani dhe Giancarlo Loti, u shpallën fajtorë për bashkëpunim në katër nga tetë vrasjet e dyfishta, pas rrëfimit të Lotit. Të dy kaluan kohë në burg dhe tani kanë ndërruar jetë.

Sipas Biscottit, fakti që ka pasur “kontradikta” në rrëfimin e Lotit dhe se ka pasur vrasje për të cilat askush nuk është gjykuar ndonjëherë, tregon se “në asnjë nga gjyqet nuk u zbulua e vërteta e plotë”.

Një tjetër i dyshuar për vrasjet ishte një tjetër mik i Pacianit, Giabero Vizilandi. Autoritetet kontrolluan shtëpinë e tij në vitet 1980 dhe gjetën copëza gazetash të lidhura me krimet dhe plumba të ngjashëm me ato të përdorura në vrasje.

Si Biscotti ashtu edhe avokatë të tjerë tani po bëjnë thirrje për një rishqyrtim të rolit të 90-vjeçarit Vizilandi në krimet. Ata gjithashtu duan që ADN-ja mashkullore e gjetur në letrat anonime të dërguara prokurorëve në 1985 (dhe që nuk përputhet me atë të Pacianit) të krahasohet me materialin gjenetik të të dyshuarit, të cilin autoritetet “nuk e kanë ekzaminuar siç duhet”. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Orët e vështirë që e presin këtë grua…
Europa

Orët e vështirë që e presin këtë grua…

12/05/2025
Next Post
Nëse Ukraina bie, kush e ka radhën?

Nëse Ukraina bie, kush e ka radhën?

Dhunuesi i nënës jep shpirt në zjarrin që ndezi vetë

Dhunuesi i nënës jep shpirt në zjarrin që ndezi vetë

Një akuzë për Rusinë: si po vjedh qindra avionë të marrë me qira

Një akuzë për Rusinë: si po vjedh qindra avionë të marrë me qira

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni