Presidenti Nishani e shpalli Dëshmor të Atdheut efektivin e FNSH-së së Shkodrës, Ardian Kodra, i cili dje humbi jetën nga të shtënat e një të sëmuri mendor në Torovicë të Lezhës. Propozimi për këtë titull të lartë u bë nga ministri i Rendit, Saimir Tahiri
Gjithashtu, Kodrës i akordohet edhe Dekorata e Artë e Shqiponjës, e cila pritet t’i dorëzohet familjarëve para ceremonisë së varrimit.
Familja e Ardian Kodrës ka pritur gjatë ditës së sotme me qindra njerëz që e kanë ngushëlluar për humbjen e njeriut të saj.
Kolegë të Kodrës do ta kujtojnë shokun e tyre si një njeri me zemër të madhe dhe i përkushtuar jo vetëm në punë e familje, por edhe në komunitet. /tesheshi.com/