Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, nga Beogradi është ndalur në Prishtinë ku është takuar me presidentin Thaçi dhe homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli.
Ndodh kjo ndërsa një ditë më parë, në bashkëbisedim me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç, Kotzias konfirmoi mosnjohjen e Kosovës nga ana e Athinës.
Bisedimet mes tij dhe krerëve të Prishtinës zyrtare nuk janë bërë të ditura, por gjesti i tij i ndalesës në Prishtinë dhe takimit me Thaçin e Pacollin, është një gjysëmnjohje.
Pos Greqisë, nga BE Kosovën nuk e kanë njohur Sllovakia, Rumunia, Spanja dhe Qiproja. /tesheshi.com/