Siç u paralajmërua nga IGJEUM, prej shirave të rrëmbyeshëm të këtyre ditëve, janë shfaqur përmbytjet e para, deri tani vetëm tokash e jo shtëpish për fat.
Përmbytjet u përkasin zonave të njohura, atje ku ndodhin zakonisht, m’u prej faktit të daljes jashtë shtratit të disa lumenjve që kalojnë ndër to. Drini, Mati, Ishmi e Vjosa, janë fryrë këto ditë dhe kanë vërshuar në territoret rreth tyre, duke sjellë përmbytje në Lezhë, Shkodër, Kurbin dhe në hapësirën mes Fierit e Vlorës.
Kësaj here është shtuar dhe Bistrica në jug të vendit, në Sarandë, duke sjellë përmbytje në Finiq.
Sipas parashikimeve, rreshjet do të vijojnë dhe për disa ditë dhe rreziku i agravimit të situatës mbetet. /tesheshi.com/