Herman Cain, prezantues televiziv dhe ish-kandidat për president nga republikanwt, ka vdekur pasi u infektua me koronavirus.
Cain, 74 vjeç, u diagnostikua me COVID-19 më pak se dy javë pasi mori pjesë në tubimin zgjedhor të Presidentit Donald Trump në Tulsa në fund të qershorit, ku pjesëmarrësit qëndruan pranë njëri-tjetrit pa veshur maska.
Ai kaloi shumicën e korrikut në një spital në Atlanta.
Cain, i cili e quante veten njeri ABC – një akronim për “American-Black-Conservative” – sapo kishte filluar xhirimin e një shfaqjeje të re në Newsmax TV dhe shpresonte të luante një rol të rëndësishëm në fushatën presidenciale të vitit 2020, u tha. /tesheshi.com/