Slobodan Gavriq është shpallur fajtor për përgatitje të veprave terroriste dhe bartjen e materieve plasëse. Gavriq është dënuar me 13 vjet burgim.
Atij i janë konfiskuar vetura dhe pajisjet e eksplozivit. Gavriqit i vazhdohet paraburgimi deri sa vendimi të marrë formën e prerë.
Slobodan Gavriq, në fund të vitit 2014 u bë emër i njohur për publikun kosovar.
Në veturën e tij, u gjetën rreth 12 kg eksploziv për të cilin Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, tha të kishte indikacione se planifikohej të shpërthente gjatë festave të fundvitit. /tesheshi.com/