Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka shkarkuar dy drejtues prokurorish, pasi emrat e tyre u përfshinë në listën e 100 zyrtarëve të denoncuar për abuzime, të publikuar në FB nga kryeministri Rama.
Mediat raportojne se drejtuesit janë Hysni Vata, kreu i Prokurorisë së Laçit dhe kreu i Prokurorisë së Korçës, Kol Hysenaj.
Këta dy prokurorë gjendeshin edhe në listën e publikuar pasditen e sotme nga ana e Kryeministrit Edi Rama.
Lista me emra konkret zyrtarësh ka ngjallur edhe debate të shumta politike./tesheshi.com/