Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

TVSH për biznesin e vogël, pro dhe kundër

by te Sheshi
13/10/2017
in Ekonomi, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
TVSH për biznesin e vogël, pro dhe kundër

A duhet të përfshihet dhe biznesi i vogël në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar apo jo? Debati publik është rihapur nga qeveria e majtë, e cila akoma nuk ka marrë një vendim për të vendosur TVSH për këtë kadegori biznesi. Synimi i kësaj takse është të luftojë informalitetin në ekonomi, beson qeveria, por ekspertët dhe vetëm biznesi i vogël thonë se TVSH-ja do t’i falimentonte . Projekti nëse zbatohet prek të paktën 70 mijë biznese të vogla.

Pse ky projekt nuk është zbatuar më parë dhe cilat janë pasojat e vendosjes së saj? Çfarë thonë mbrojtësit e projektit dhe kundërshtarët e tij;

Kryeministri Edi Rama e prezantoi nismën duke argumentuar se; “Lufta kundër informalitetit hyn në një fazë të re. Sapo ka nisur ky kapitulli i ri i kësaj lufte kundër informalitetit për të bërë një betejë pa kompromis, por në funksion të luftës kundër informalitetit dhe dua ta theksoj ne do t’i fusim të gjitha subjektet, edhe ato të biznesit të vogël, në regjimin e TVSH. Kjo do të thotë, kemi lexuar që ka dalë si gjoja një informacion sikur do të rrisim taksën për biznesin e vogël. Kjo nuk është e vërtetë. E kemi bërë zero taksën për biznesin e vogël dhe do të vazhdojë të jetë zero”.

Opozita e mbështet formalizimin e ekonomisë por e sheh TVSH për biznesin e vogël si rrezik për falimentimin e tij.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se;  “Nga janari, jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do rritet numri i të pamundurve, dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin”

Edhe FMN ka dalë kundër. Ky organizëm monitorues i politikave financiare të qeverisë beson se shtrirja e TVSH-së mbi biznesin e vogël mund të krijojë probleme me administrimin, duke rritur kostot për Tatimet dhe duke mos sjellë të ardhurat që pretendohen për buxhetin e shtetit.

Biznesi i vogël vs biznesi i madh

Biznesi shqiptar nuk ka një gjuhë të përbashkët ndaj politikës së taksave. Biznesi i vogël e ka kundërshtuar, por ndërkaq biznesi i madh e ka mbështetur fort këtë ide.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto, beson se ky eksperiment i qeverisë do t’i çojë në faliment bizneset e vogla.

Nasto deklaroi se; “Ose do rrisim çmimet në mënyrë të atillë të largojmë klientët, që konsumatori me këtë rënie në fuqi blerëse që ka rënë rreth 50% në 2016. Biznesi i vogël të rrisë çmimin e çdo artikulli do të thotë me duart e veta të falimentojë. O do rriten çmimet, ose do falimentojmë. Do mbyllim që më datën 1 Janar bizneset.”

Nga ana tjetër biznesi i madh doli dje në një protestë ku kërkonte vendosjen e TVSH-së tek të vegjlit. Marshimi i organizuar nga disa nga kompanitë më të mëdha në vend sipas organizatorëve synon të sensibilizojë opinionin e gjerë publik ndaj efekteve negative të fenomenit të Informalitetit. Ata besojnë se futja e TVSH-së tek subjektet e vogla është një mjet që nxitur faturimin në tregti dhe shërbime.

Fjala e ekspertëve

Përgjithësisht ekspertët e ekonomisë në vend janë kundër kësaj mase duke e parë sfiduese për mbijetesën e subjekteve të vogla, pavarësisht  se mbështesin luftën ndaj informalitetit.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ngre pikpyetjen nëse do të mundet bizneset e vogla ta zbatojnë atë. Sipas tij praktika ka treguar që kur i fut të gjitha bizneset njëherësh në një skemë, kjo të çon në rritjen e informalitetit. “Shqetësim është numri kaq i madh i biznesev të vogla, a janë të afta që ato ta zbatojnë? Nuk është vetëm shtypja e faturave. Duhet të jenë të aftë që ta mbajnë këtë evidencë.Gjithsesi qeveria është në fazën e prezantimit të një koncepti dhe se nuk mund të aplikohet menjëherë si nismë për faktin se bizneset e vogla duhet të trajnohen në mënyrë që dhe skema të jetë funksionale”.

Por eksperti i ekonomisë Adrian Civici beson se duhet vendosur TVSH që të arrihet formalizimi i ekonomisë. “Koha është gjithmonë sepse me një ekonomi e me këtë nivel kaq të lartë informaliteti që kemi, statistikat nuk janë të sakta, e as efekti në ekonomi. Nuk mund të veprosh as me të dhënat ndërsa ke një pjesë kaq të madhe të ekonomisë të pavidentuar. Të gjithë duhet të jenë pro formalizimit të ekonomisë” thotë Civici.

Por dhe ai vë në dilemë nëse e përballojnë këto biznese bërjen e faturave që ka një kosto jo të vogël.

Zef Preçi vlerëson se qeveria duhet të përgatisë sipërmarrjen me një fushatë të gjatë konsultuese para se të  vendos këtë masë.

“Është më se normale dhe kjo pjesë e biznesit të përfshihet në normalizim, do të thotë që tatimi mbi vlerën e shtuar të mos shihet si instrument për të mbledhur të ardhurat në këtë rast, por si një instrument kontrolli, në mënyrë që të mbyll atë boshllëk kalimi nga shumica te pakica dhe ofrimi i mallrave nëpërmjet biznesit të vogël te konsumatori fundor. Në të njëjtën kohë duhet pranuar që biznesi i vogël, një pjesë e madhe e tij është biznes i mbijetesës, biznes punësim, vetëpunësim, biznes familjar, i cili ka një kosto tejet të vogël menaxheriale, sepse aq e ka normën e fitimit”.

Nuk ëshë hera e parë që qeveria socialiste ka tentuar të aplikojë këtë masë. Në kohën kur ishte ministër i financave Shkëlqim Cani, 2013-2016, plani nuk u zbata dhe vetë Cani shprehur shqetësim për efektin që mund të kishte në punësim. Sipas të dhënave në Shqiëpri 36% e të punësuarve në vend janë të vetëpunësuar, nëj nga shifrat më të larta në Europë dhe Botë./tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Madridi: kriza e Katalonjës rrezikon rritjen ekonomike

Madridi: kriza e Katalonjës rrezikon rritjen ekonomike

Atentati në Lushnje, zbardhet dëshmia e Sajmir Xhelilit: nga makina doli një person me kallashnikov…

Atentati në Lushnje, zbardhet dëshmia e Sajmir Xhelilit: nga makina doli një person me kallashnikov…

Stoltenberg: ndërhyrja ushtarake në Korenë e Veriut ka pasoja shkatërruese

Stoltenberg: ndërhyrja ushtarake në Korenë e Veriut ka pasoja shkatërruese

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni