Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk paralajmëroi se ndasitë midis vendeve anëtare perëndimore dhe atyre lindore në Bashkimin Europian po vështirësojnë përpjekjet për të zgjidhur krizën. Komentin e raporton agjencia e lajmeve AFP, ndërsa në Bruksel mbahen bisedime me kryeministrin hungarez, Viktor Orban për krizën e refugjatëve që u mbajtën të bllokuar jashtë stacionit të trenit në Budapest për dy ditë me radhë.
Ka ndasi, midis lindjes dhe perëndimit të BE-së. Disa shtete anëtare po mendojnë sesi të frenojnë fluksin e emigracionit, që simbolizohet nga gardhi në kufirin e Hungarisë”, citohet të ketë thënë Tusk. /tesheshi.com/