Populli turk i është përgjigjur menjëherë thirrjes së presidentit Erdogan dhe ka dalë nëpër rrugë në këmbë dhe me makinat e tyre duke sfiduar taket e ushtrisë që ndodhen nëpër rrugë.
Janë dëgjuar shërthime dhe breshëri automatiku por njerëzit nuk rreshtin.
Euronews thekson se tanket kanë rrethuar edhe parlamentinl por nuk dihen se të kujt janë, pasi siç dihet nuk është e gjithë ushtria që po zhvillon grushtin e shtetit por vetëm një pjesë të saj.
Ndërkaq, për të mos pasur përplasje civile agjencitë qeveritare dhe shërbimet sekrete po lëvizin me shumë kujdes.
Siç thekson Euronews njerëzit nuk po respektojnë ndalim-qarkullimin e vendosur nga puçistët por po shkojnë drejt aeroportit të Stambollit ashtu siç u ka bërë thirrje Erdogan.
/tesheshi.com/