Fëmijët e Prishtinës nga sot do të kenë edhe një vend më shumë për argëtim e lojëra. Kjo falë Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila ka financuar këndin e lojërave në parkun kryesor të qytetit.
Kjo ndihmë e dhënë nga turqit është mirëpritur nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se për herë të parë ky park do të ketë lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërkohë falënderoi Ambasadën e Turqisë për këtë projekt.
Ndërsa ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, tha se ky park është shumë i bukur, por edhe emri i tij është po ashtu i bukur, pasi që emri i këtij parku do të jetë Parku i Miqësisë Kosovë -Turqi. /tesheshi.com/