Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka konfirmuar se Gjermania dhe Holanda do të pranojnë pjesëtarët e kapur të ISIS-it, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre që u kanë shtetësinë e këtyre vendeve.
Soylu tha se Turqia po i rikthen pa dallim pjesëtarët e organizatës, pavarësisht se vendet e tyre nuk po tregojnë vullnet për t’i pranuar.
“Neve nuk na intereson kush na mbështetë e kush jo. Ne kemi një politikë tonën dhe e zbatojmë atë pa tolerime. Ato shtete që nuk pranojnë të deportuarit bëjnë mirë të kuptojnë pasojat”, theksoi Soylu.
“Do të doja të shpreh falënderimet e mia për dy vende, Gjermaninë dhe Holandën”, shtoi Soylu duke konfirmuar se vetëm këto dy vende janë dakorduar për të marrë nën gjykim shtetasit e tyre.
Tashmë është e ditur se Franca është kundër deportimit të shtetasve të saj, të cilët janë të shumtë në numër, dhe prin me llogaritë në Evropë. /tesheshi.com/