Turqia do të pauzojë operacionin antiterrorist në Sirinë veriore për të lejuar tërheqjen militantëve kurdë nga zona ku operonte ushtria turke.
Ky vendim erdhi pas takimit të përbashkët të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan me zv/Presidentin e SHBA Mike Pence në Ankara.
“Zona e sigurt do të zbatohet kryesisht nga Forcat e Armatosura Turke dhe dy palët do të rrisin bashkëpunimin e tyre në të gjitha dimensionet e zbatimit të saj”, thuhet në deklaratën prej 13 pikash të publikuar pasi zyrtarët turq dhe amerikanë u dakorduan për largimin e terroristëve nga zona e sigurt e planifikuar, si dhe asgjësimin e pozitave dhe mbledhjen e armëve të tyre.
“Pala turke do të pauzojë operacionin ‘Burimi i Paqes’ në mënyrë që të lejojë tërheqjen e YPG-së nga zona e sigurt brenda 120 orëve. Operacioni ‘Burimi i Paqes’ do të ndalet pas kompletimit të kësaj tërheqjeje”, thuhet gjithashtu në deklaratë. Momentalisht, është e paqartë nëse luftëtarët e PKK-YPG-së kurde do të respektojnë marrëveshjen.
Turqia dhe SHBA po ashtu janë pajtuar që kushtet në terren, në veçanti në Sirinë verilindore, kërkojnë një koordinim më të ngushtë në bazë të interesave të përbashkëta. /tesheshi.com/