Turqia ka nisur riatdhesimin e militantëve të kapur të organizatës terroriste ISIS, bën me dije televizioni shtetëror turk, TRT.
Lajmi vjen pak ditë pasi ministri i brendshëm Suleyman Soylu paralajmëroi se të kapurit nga Turqia do të dërgohen në vendet nga ku e kanë origjinën, respektivisht shtetësinë.
Kryeministri i vendit Rexhep Tajip Erdogan më parë ka noftuar se të burgosurit do të riatdhesohen, edhe nëse u revokohet shtetësia.
Ende nuk dihet saktë se sa militantë do të kthehen ne shtetet evropiane, por sipas burimeve të mediave turke, janë rreth 1200 të tillë në burgjet turke. /tesheshi.com/