Turqia lëshoi me sukses në hapësirë satelitin e saj të parë kombëtar të vëzhgimit të Tokës me rezolucion të lartë, të quajtur IMECE, të shtunën në mëngjes.
Ky satelit i parë i prodhuar nga Turqia u lëshua nga baza e Forcave Hapësinore Vandenberg, në shtetin amerikan të Kalifornisë, në orën 8:48 të mëngjesit të sotëm, raporton Anadolia.
Me këtë lëshim, Turqia do të ketë për herë të parë në orbitë një kamerë satelitore elektro-optike me rezolucion të lartë.
Një mision pesëvjeçar
Orbita e IMECE do të përkojë me Diellin në një lartësi prej 680 kilometrash dhe do të shërbejë në fushat e mbrojtjes, menaxhimit të fatkeqësive, mjedisit dhe urbanizimit, bujqësisë dhe pylltarisë.
Gjatë misionit pesëvjeçar, sateliti IMECE do të kapë imazhe nga e gjithë bota. /tesheshi.com/