Turqia zgjodhi të kremtojë 12 vjet pavarësi të Kosovës, duke zgjedhur forma tejet origjinale.
Në kryeqytetin Ankara, në kullën më të lartë – Atakule – u shkruajt emri i Kosvës dhe u theksuan ngjyrat e flamurit.
Ndërsa në Stamboll, dy urat e njohura të Bosforit, gjithashtu u ndriçuan me ngjyrat e flamurit kosovar.
Turqia është ndër vendet e para që njohu Kosovën, e i vetmi shtet që zgjedh ta kujtojë pavarësinë e saj në këtë formë. /tesheshi.com/