Turqia, Irani dhe Iraku kërcënuan me kundërpërgjigje, nëse udhëheqësit kurdë të Irakut mbajnë referendumin e planifikuar për pavarësi, më 25 shtator.
Ministrat e Jashtëm të të trija vendeve u takuan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, nga ku kanë dalë edhe me një deklaratë të përbashkët.
Kjo deklaratë e ministri të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, aitij irakian, Ibrahim al-Jaafari, dhe iranianit, Mohammad Javad Zarif, konfirmon përkushtimin e vendeve të tyre për integritetin territorial të Irakut dhe kundërshtimi ndaj referendumit.
Udhëheqësit kurdë duan të mbajnë referendumin në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut dhe zonat fqinje, pavarësisht kundërshtimeve të Qeverisë në Bagdad dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Irani dhe Turqia e kundërshtojnë fuqishëm votimin nga frika se mund t’i nxisë pakicat e tyre kurde të ndahen.
Duke e cilësuar referendumin si “jokushtetues”, ministrat e Turqisë, Iranit dhe Irakut thanë se ai nuk do të ishte i dobishëm për kurdët e Irakut dhe se do t’i vinte në rrezik fitoret e tij kundër grupit militant Shteti Islamik. /tesheshi.com/