Turqia po diskuton me Rusinë mundësinë e përdorimit të hapësirës ajrore të Sirisë, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
Sipas tij, “negociatat po vazhdojnë” dhe vështirësitë mund të tejkalohen nëse Rusia nuk ndërhyn, raporton CNN Turk. Akar tha se Ankaraja dëshiron të “vendosë armëpushimin” në Siri.
Ai theksoi se ekspertët ushtarakë turq dhe rusë mbajnë një “dialog të shëndetshëm”. Ministri theksoi se Turqia “nuk ka asnjë problem me Rusinë”, “objektivi i forcave turke është regjimi sirian”.
Turqia “në asnjë rast nuk dëshiron të lejojë ndonjë konflikt me Rusinë.”
Ushtritë e të dy vendeve mund të fillojnë patrullimin e përbashkët në zonën e de-përshkallëzimit në provincën siriane të Idlib, tha ministri.
Akbar njoftoi që S-400 të blera nga Rusia do të fillojnë të përdoren. /tesheshi.com/