Turqia ka përfunduar ndërtimin e një “muri sigurie” përgjatë kufirit të saj me Iranin.
Autoritetet turke filluan ndërtimin e një pengese 144 kilometra në maj 2017, si një mënyrë për të bllokuar lëvizjet ndërkufitare të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është e ndaluar në Turqi.
I gjithë kufiri turko-iranian është i gjatë afërsisht 500 kilometra.
Gjithashtu, Turqia përfundoi ndërtimin e një muri të ngjashëm me beton të gjatë 764 kilometra në kufirin me Sirinë dy vjet më parë.
Ankaraja filloi projektin e një muri prej 826 kilometra përgjatë kufirit me Sirinë në 2015.
Qëllimi i projektit është të rrisë sigurinë e kufirit dhe të forcojë luftën kundër kontrabandës dhe kalimeve të paligjshme. /tesheshi.com/