Një rrugëtim i ambasadorit të Turqisë në Jug, Murat Ahmet Yörük, deri në Konispol, ka përfshirë si mision dhe hapjen e një konsullate turke në Vlorë.
Pas Konispolit dhe Sarandës, njeriu që përfaqëson politikën e Ankarasë në Tiranë, u takua në qytetin e flamurit me prefektin Mamo pikërisht për këtë arsye.
“Në ndalesën e fundit të vizites tone ne segmentin jugor, ne i bëmë një vizitë kortezie mikut tonë Flamur Mamaj, Prefekt i Vlorës, ku do të hapim një Konsullatë të Përgjithshme.
Në këtë takim diskutuam bashkëpunimin e frytshëm midis Prefekturës së Muglës dhe Prefekturës së Vlorës, të cilat janë të binjakëzuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës turke.
Konsullata do përfshirë me shërbime, veç Qarkut të Vlorës, edhe Gjirokastrën e Përmetin. /tesheshi.com/