Speleologu amerikan Mark Dickey, i cili u bllokua në fund të një shpelle në Turqinë jugore më 2 shtator, u shpëtua të hënën, njoftoi Federata e Speleologjisë Turke.
“Mark Dickey ka dalë”, njoftoi Federata Speleologjike Turke, duke shtuar se “operacioni i shpëtimit ka përfunduar me sukses”.
40-vjeçari speleolog u bllokua në një shpellë pasi pësoi gjakderdhje në stomak gjatë eksplorimit të rrjetit të shpellave Morca pranë qytetit të Mersinit, i cili u krye nga një grup ndërkombëtar speleologësh.
Në shpëtimin e tij morën pjesë disa ekipe ndërkombëtare.
Pasi u largua nga shpella, Mark Dickey bëri një deklaratë për mediat.
“Mendova se nuk do të mbijetoja pasi gjendja ime u përkeqësua. Fillova të villja gjak, gjithnjë e më shumë. Për mua po bëhej gjithnjë e më e vështirë të isha i vetëdijshëm. Në një moment mendova se ky ishte fundi”, tha ai.
American explorer Mark Dickey speaks out for the first time after being rescued from a cave in southern Turkey, where he fell ill and was trapped for more than a week. https://t.co/BddvuWQdP2 pic.twitter.com/V3jfhzL6G9
— CBS News (@CBSNews) September 12, 2023
Mark Dickey u sëmur të shtunën më 2 shtator në Morca, shpella e tretë më e thellë në Turqi, e vendosur në Pllajën Taşeli.
Gjendja e tij ishte e rëndë për shkak të gjakderdhjes në bark, e cila më pas është ndalur. /tesheshi.com/